Çka po i ndodhë kryeministrit. Emri në biografinë zyrtare i shkruar në serbisht?!

Aktuale September 26, 2017 - 15:40

Megjithëse ka tri javë nga zgjedhja e tij në postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj duket se nuk ka arritur që ende të vë në vijë edhe administratën e tij.

Në fakt, stafi teknik i cili merret me mbajtjen e faqes zyrtare të Qeverisë, duket se nuk e ka parë që në emri i kryeministrit në biografinë e tij në faqe është i shkruar në gjuhën serbe.

Në vend të Ramush Haradinaj, sic mund ta shihni edhe më poshtë, emri i tij është i shkruar RamušHaradinaj. /Zeri/

Image