'Kapiten Dragani' dënohet me 15 vjet burgim

Aktuale September 26, 2017 - 15:17

Dragan Vasiljkoviq, i njohur si “kapiten Dragan” 62 vjeçar, që është njëri prej komandantëve të formacioneve paraushtarake serbe gjatë luftës në Kroaci,  u dënua sot në Gjykatën e Qarkut të Splitit

Vasilkoviq është dënuar me 15 vjet burgim për krime të luftës kundër ushtarëve dhe civilëve kroatë.

Ai u shpall fajtor për dy akuza: atë të keqtrajtimit të të  burgosurve në kështjellën e Kninit dhe një sulm ndaj një stacioni policor në Glinë, raportojnë mediat kroate, transmeton Klan Kosova.