Incident në burgun e Idrizovës në Shkup

Aktuale September 25, 2017 - 23:04

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve , Jovica Stojanoviq  deklaroi sot  se në burgun  “Idrizova”  ka pasur incident , por me detaje më të hollësishme do të dalin gjatë ditës së nesërme kur do të kryhet hetimi në terren.

Gjatë ditës së nesërme presim  raport për ngjarjen nga ana e drejtorit të burgut së bashku me inspektorët, të dalim në terren dhe të hetojmë rastin se çka ka ndodhur në të vërtetë, tha Stojanoviq.

Media te ndryshme sot raportuan  se tre të burgosurit  kanë hypur në çatinë e burgut të Idrizovës , duke gjuajtur tjegulla në shenjë revolte.

Ata kanë kërkuar takim me drejtorin e burgut, Qerim Mahmuti.