Haradinaj paralajmëron sërish punonjësit e administratës

Aktuale September 25, 2017 - 21:23

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj thotë se dallimi në mes të qeverisjes së tij dhe asaj paraprake, është si nata me ditën.

Qeveria e tij thotë të jetë në dritë.

“Dallimi është si nata me ditë. Tash është ditë”, tha Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e Administratës se do të humbin venin e punës nëse nuk do të kryejnë detyrat e tyre.

“Veç një gjë është: S’kam me lënë një aty pa i kry punët e veta. Pa e kry punën deri te qytetari nuk ka me mujt një me nejt në punë të vetë. Kanë me i kry. Pyetni, testoni, intervistoni, hulumtoni a është qashtu. Kërkand se veti i kujt je, kush je, kush të ka pru, kah ke ardhë? Ama a po i kryn punët që janë parapra për ty, po këtë pyetje po”, tha Haradinaj për televizionin publik.

“Nëse është nevoja krejt e zbrazim. Nuk na duhen shefa shumë. Kush nuk kryen punë shkon te shtëpia”, kishte deklaruar  Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore.