Pacolli nesër në Podgoricë, shkak Demarkacioni me Malin e Zi

Aktuale September 25, 2017 - 18:56

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, të martën do të qëndrojë në Mal të Zi, ku pritet të bisedohet për çështjen e Demarkacionit.

LEXO EDHE: Komisioni për Demarkacionin në pritje të udhëzimeve nga Qeveria

Lajmin për vizitën në shtetin fqinj e ka bërë vetë Pacolli përmes një postimi në prfilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Postimi i plotë i Pacollit:

Nesër do të udhëtojë në Malin e Zi për një seri vizitash zyrtare.

Në orën, 10:15, do ta takojë homologun, Srdjan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi.

Në orën 11:20 do ta takojë zv/kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin. Ndërsa në orën 12:00, do ta takojë Ivan Brajoviqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Në orën 12:40 do ta takojë presidentin malazez, Filip Vujanoviq.

E pasdite, në orën 15:15 do të kam takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi.