Mustafa uron Merkelin: Kosova dhe LDK krenohen me suksesin tuaj

Aktuale September 24, 2017 - 22:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren e partisë së saj në zgjedhjet në Gjermani.

Në urim, ish-kryeministri i Kosovës, Mustafa, ka thënë se vendi dhe LDK janë krenare për fitoren e partnerëve të tyre në kuadër të familjes së Partive Popullore Evropiane.

“Urime për CDU-në dhe kancelaren Merkel për fitoren në zgjedhjet gjermane. Kosova dhe LDK-ja janë krenarë për suksesin e partnerëve të EPP-së”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter.

Image