Aktuale

Hoxhaj: Me fitoren e Merkel, raportet Kosovë-Gjermani po forcohen

Hoxhaj: Me fitoren e Merkel, raportet Kosovë-Gjermani po forcohen
24 shtator 2017 • 21 : 51

Urimi i parë nga qeveria e Kosovës, për kancelaren gjermane, Angela Merkel ka ardhur nga zëvendëskryeminsitri, Enver Hoxhaj.

Me një postim në rrjetin social twitter ai ka thënë se fitorja e Merkel është fitore e vlerave, duke shtuar se raportet Kosovë-Gjermani vetëm po forcohen.

“Urime për CDU dhe zonjën Merkel për fitore në zgjedhje, Një fitore e vlerave evropiane. Marrëdhëniet Kosovë-Gjermani po forcohen”, ka shkruar Hoxhaj.

Nga rezultatet e para del se Merkel në zgjdhje ka fituar më shumë se 32% të votave. 

 

© zëri.info