Thaçi: Shteti i Kosovës po forcohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare

Aktuale September 24, 2017 - 19:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se takimi me presidenti e Kosovës, Donald Trump dhe përfaqësuesit e tjerë të shteteve të ndryshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka qenë një dëshmi se Kosova po forcohet në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, Thaçi ka treguar gjithashtu edhe pjesë nga biseda e tij me Donald Trump.

Sipas tij, gjatë takimit me të, Trump ka theksuar se Kosova dhe vendi i saj janë një popull i mrekullueshëm.

“Së bashku me delegacionin e Kosovës kemi zhvilluar mbi 50 takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me presidentë, kryeministra etj, duke vazhduar në takimin me presidentin Trump. Mund të them përsëri se Kosova, populli i Kosovës është i bekuar që ka miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Edhe  vet presidenti Trump ka theksuar se Kosova është një vend i mrekullueshëm, një popullatë e mrekullueshme. Prandaj këto vlera ne duhet t’i ruajmë dhe t’i mishërojmë me popullin e Amerikës dhe them se pozicioni i Kosovës gjithmonë e më shumë në arenën ndërkombëtare po forcohet, po konsolidohet dhe po respektohet prej gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë. Prandaj pjesëmarrja jonë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte një mundësi jashtëzakonisht e mirë për ta afirmuar shtetin e Kosovës”,  ka thënë Thaçi.