Ja çfarë tha Vulin dje për Kosovën në selinë e NATO-s

Aktuale September 23, 2017 - 13:32


Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka folur edhe një herë për formin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë, se pret nga të gjitha shtetet që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe traktatet.

“Ushtria e Kosovës nuk do të formohet, në Kosovë është vetëm një forcë e armatosur që është KFOR-i. Unë isha në selinë e NATO-s dje dhe thashë që është e papranueshme formimi i Ushtrisë së Kosovës. Duhet të zbatohet rezoluta 1244 dhe marrëveshja Ushtarake e teknike”, tha Vulin, transmeton lajmi.net

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë disa herë se në fund të këtij viti Kosova do ta ketë Ushtrinë.

Sipas tij, kjo do të ndodhë ose me ndryshimet kushtetuse, ose me rritjen e kompetencave të FSK-së.