'I pritshëm anulimi i aplikimit për INTERPOL' (Video)

Aktuale September 22, 2017 - 22:37

Ditë më parë bëri bujë lajmi për tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Organizatën Interpol.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri publike arsyet e pezullimit të aplikimit, ku ndër to ishte rishikimi i procedurave dhe kritereve të anëtarësimit si dhe hezitimi i vendit pritës të Asamblesë së Përgjithshme.

Nga ekspertët është cilësuar si i nevojshëm anulimi i procesit të aplikimit, pasi Kosova nuk i kishte gati kushtet për të qenë pjesë e votimit.

LEXO EDHE: 'Tërheqja e Kosovës nga aplikimi në INTERPOL, fitore diplomatike e Serbisë'

Njohësi i Çështjeve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, bëri të ditur se fakti që këta tre muaj Kosova u përball me një vakum institucional, e ka vështirësuar procesin e lobimit.

Ndërsa, Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, theksoi se ka qenë vendimi i domosdoshëm nga Qeveria Haradinaj pasi është vlerësuar se nuk ka qenë mbështetja e nevojshme e shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.

Në të njëjtën linjë është dhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ku thekson se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është më shumë çështje politike. /Tribuna Channel/