Pacolli: Priten lajme të mira nga Sudani për njohjen e Kosovës

Aktuale September 22, 2017 - 21:42

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork homologun e tij nga Sudani, Ibrahim Ghandour, i cili e ka njoftuar se Sudani është duke e konsideruar njohjen e Kosovës.

“Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkëlqësinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush”, ka shkruar Pacolli në Facebook.