Thaçi kërkon njohjen e shteteve anëtare të Ligës Arabe

Aktuale September 22, 2017 - 16:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju York, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Sipas një njoftimi, kreu i shtetit e falënderoi sekretarin About Gheit për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e Ligës Arabe dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.

“Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.