Nxënësit në Ferizaj kërkojnë drejtësi për Aulonin

Aktuale September 22, 2017 - 16:04

Pas vrasjes së nxënësit nga Prishtina, Aulon Zeka, sot kanë protestuar edhe nxënësit e qytetit të Ferizajt, raporton zeri.info.

Ata kanë marshuar përgjatë sheshit, duke brohoritur nën moton "Drejtësi për Aulonin".

Ndërkaq, ditë më parë, për të njëjtin rast, kanë protestuar edhe nxënësit në Komunën e Prishtinës./Zeri