Grafite kundër Nenad Rikallos në kryeqytet

Aktuale September 22, 2017 - 15:58

Në ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është shkruar grafiti në të cilin përmendet Nenad Rikallo, i akuzuar për keqtrajtime gjatë luftës nga banor të Dardanisë, tash ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Grafiti përkujton edhe Aleksandar Jabllanoviqin, ish-ministër në Qeverinë "Mustafa", i cili u shkarkua pas protestave masive në Prishtinë.

Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira nënat gjakovare të cilave policia dhe ushtria serbe ua kishte vrarë fëmijët gjatë luftës.

Në grafit Qeveria e Kosovës quhet qeveri kolaboracioniste.

Image

Image