Krasniqi: FBI-ja nuk gjeti imazhe tona në videomaterialet e Prokurorisë

Aktuale September 22, 2017 - 12:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës së bashku me Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, ka publikuar një dokument, siç thotë ai, të FBI-së që ka kryer analizat e videomaterialeve të Prokurorisë.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se FBI-ja pas analizave të videomaterialeve, nuk ka gjetur asnjë imazh të të akuzuarve për terrorizëm.

“Përgjigjja qe erdhi sot nga FBI pas analizimit te materialeve te derguara nga Prokuroria ne lidhje me rastin e montuar kunder nesh, thotë ne menyre te qarte se ‘Asnje imazh i individeve ne fjale (pra imazheve tona), nuk eshte gjetur ne videomaterialet e dorezuara (nga Prokuroria)’”, ka thënë Krasniqi.

“Pra pas raporteve te ADN, tash edhe FBI e vertetoi pafajësinë tonë”, ka shtuar ai.

Krasniqi gjithashtu përmes një postimi tjetër ka folur për seancën e sotme gjyqësore ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm. Ai ka thënë se dëshmitari i sotëm ka refuzuar të dëshmojë pasi nuk e ka parë asnjërin nga katër aktivistët e VV-së.

“Ne seancen e sotme gjyqesore kunder meje, Egzonit, Adeas dhe Ardheut, njeri nga deshmitaret tha "Policia me ka thirrur disahere per te deshmuar por une kam refuzuar dhe ju kam thene qe NUK DESHMOJ NE KETE RAST NGASE JU KENI ARRESTUAR PERSONA KREJT TJERE PREJ ATYRE QE I KAM PARE UNE". Kjo eshte edhe nje deshmi me shume per montimet qe i ka bere policia ne lidhje me kete rast”, ka sqaruar Krasniqi.