Haradinaj bën hapin e parë për Demarkacion me Malin e Zi

Aktuale September 22, 2017 - 11:35

Profesori Shpejtim Bulliqi do të drejtojë komisionin në përbërje edhe të Zejnullah Grudës, Martin Berishajt, Hamit Bashollit, Florim Isufit dhe Riza Smakës, që do të trajtojë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës profesori Shpejtim Bulliqi do të drejtojë Komisionin qeveritar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe Zejnullah Gruda, Martin Berishaj, Hamit Basholli, Florim Isufi dhe Riza Smaka, njofton Klan Kosova.

Me këtë vendim, i cili u miratua me vetëm tre abstenime, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë hapin e parë në drejtim të implementimit të planit të tij për zgjidhjen e kësaj çështje.