Vuçiq i kundërpërgjigjet Behgjet Pacollit, ja çfarë i thotë

Aktuale September 21, 2017 - 20:12

Deklaratës së ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli se Kosova i ka votat për anëtarësimin në UNESCO, i është përgjigjur presidenti serb, Aleksandar Vuciq, i cili ka thënë se ministri i jashtëm kosovar, ka bërë ‘hop’ para se të kërcejë.

“Nuk do të isha kaq i sigurt sikur të isha në vendin e tij. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë ‘hop’ para se të kërcejnë, e si do të jetë në të vërtetë do ta shohim. Nuk janë në pyetje muskujt e shqiptarëve të Kosovës, por amerikanëve, anglezëve dhe të tjerëve. Ne me aq sa kemi mundësi do të luftojmë për shtetin tonë dhe do të provojmë të ruajmë popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq në New York.