Zotohet ministri i Drejtësisë: Ata që e vranë Aulon Zekën do të dalin para drejtësisë

Aktuale September 21, 2017 - 16:08

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka mbajtur një fjalim para nxënësve të cilët janë duke protestuar për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës, raporton “Zeri.info”.

Ai është zotuar para nxënësve se ata të cilët e kanë kryer këtë krim do të dalin para drejtësisë.

“Unë jam në kontakte të vazhdueshëm edhe më Policinë edhe më Prokurorinë që nga momenti kur ka ndodhur ngjarje tragjike dhe në një ardhme të kryhen procedurat dhe ata që kanë kryer krimin do  të marrin dënimin e merituar. Iu lus  që ta zhbllokoni sot rrugën. Policia e Porkurai janë duke e kryer punë e tyre dhe ata që e kanë kryer këtë krim do ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë ministri