The Washington Post: Çfarë duhet të dini për zgjedhjet gjermane

Aktuale September 21, 2017 - 14:44


Për herë të parë që nga disfata e nazistëve në vitin 1945, një parti e ekstremit të djathtë së shpejti do të ketë deputetë në Parlamentin gjerman.
Sondazhet tregojnë se kjo parti mund të marrë më shumë se votat e mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji për të kaluar pragun prej 5 për qind të kërkuar për të dërguar përfaqësues në Bundestag.

E themeluar në vitin 2013, Partia Alternativa për Gjermaninë, ose AfD, përdori kartën anti-emigrantë për t'u bërë partia e tretë në vend sipas sondazheve.

Kjo parti po përdor një fushatë që ka bërë që refugjatët të jenë subjekt i një debati të nxehtë – kryesisht në aspektin negativ – për rreth 1.4 milionë azilkërkues të cilët kanë ardhur në Gjermani që nga zgjedhjet e fundit, transmeton zeri.info
Në anën tjetër,Merkel shpesh dhe me shkathtësi ka zgjedhur qëndrimet e rivalëve, duke e bërë më të vështirë për të tjerët të kritikojnë atë përgjatë linjave të qarta ideologjike.

Vazhdimi i një status quo të udhëhequr nga Merkel "mund të çojë në rritjen e mbështetjes për partitë e majta dhe të djathta në Gjermani", tha Sebastian Feyock, një analist në Këshillin gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.

Dy kandidatët kryesorë për zyrën e kancelarit - Merkel dhe kandidati socialdemokrat Martin Schulz - vijnë nga mjedise shumë të ndryshme. Merkel u formua si politikane nga një histori e mrekullueshme familjare në lindjen dikur komuniste.

Ndërkohë, sfondi i Schulz si një braktisës i shkollës nga një familje e klasës punëtore, e cila ka diskutuar haptazi betejën e tij me alkoolizmin, e bën atë të pazakontë në elitën relative dhe botën shumë të arsimuar të politikës gjermane./Zeri