Këto janë arsyet pse mjekët po ikin nga Kosova

Aktuale September 21, 2017 - 13:20

Në institutin “Gëte” në Prishtinë bëjnë të ditur se shumica e të interesuarve për t’i ndjekur kurset e gjuhës gjermane janë mjekët dhe infermierët. Profesionistët shëndetësorë vlerësojnë se kjo është situatë alarmante, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ish-anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Ali Berisha, thotë për “Zërin” se largimi i mjekëve nga Kosova në drejtim të vendeve të huaja po bëhet si shkak i disa pengesave, me të cilat po ballafaqohet sektori i shëndetësisë.

“Janë disa shkaktarë të cilët po ndikojnë që kuadrot mjekësorë, por edhe stafi tjetër, të largohen nga Kosova. Në radhë të parë janë të ardhurat joadekuate, pastaj pamundësia e punësimit, pasi që jemi dëshmitarë që ka shumë mjekë e specialistë të cilët kanë përfunduar studimet, por janë të papunë, pasi që nuk mund të punësohen dhe ata kërkojë një mundësi të punësimit, si dhe politikat në shëndetësi nuk janë adekuate. Këto janë arsyet që mantelbardhët po ikin nga vendi”.

LEXO EDHE: Mjekët po ikin!

Sipas Berishës, përgjegjës për këtë gjendje janë institucionet, pasi që deri më tash nuk i kanë dhënë prioritet shëndetësisë.

Edhe ish-anëtarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shukrije Bytyqi, thotë së është shqetësues fakti se ka numër të madh të mjekëve të cilët janë të interesuar për t’u larguar nga Kosova.

Fajtor për këtë i bënë ministrat, të cilët e kanë udhëhequr këtë dikaster.

“Për ne është shumë shqetësuese ikja e mjekeve nga Kosova”.

Bytyqi pohon se kanë ngritur disa herë këtë shqetësim në Komisionin për Shëndetësi, ndërsa shton se duhet ndërmarrë disa masa në këtë drejtim.

“Ne kemi ngritur shpeshherë këto çështje në Komisionin për Shëndetësi. Është shteti ai që duhet të krijojë mundësi dhe hapësirë për të gjithë ata të cilët kanë përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në mënyrë që ta kenë një vend pune dhe një perspektivë më të mirë”, ka pohuar ish-anëtarja e Komisionit për Shëndetësi....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës “Zëri”, si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)