Kuburoviq: Do të bëjmë gjithçka që Kosova të mos hyjë në INTERPOL

Aktuale September 21, 2017 - 13:14

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq tha të hënën se Serbia do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të parandaluar hyrjen e Kosovës në INTERPOL.

Ajo shpjegoi se autoritetet e Kosovës mund të vendosin për aktakuza, por se ata nuk mund të lëshojnë urdhërarreste pasiqë nuk janë anëtarë të Interpolit, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.