Mogherini tregon për takimin në Nju-Jork me Thaçin, Ramën, Vuçiqin, Zaevin...

Aktuale September 21, 2017 - 12:15

Mbrëmë në Nju-Jork, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerim Johannes Hahn kanë takuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Sonte ne patëm një sesion pune me liderët e 6 partnerëve të Ballkanit Perëndimir në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Nju-Jork për ta avancuar më tej punën rreth integrimeve europiane të të gjitha rajonit”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Vuçiq jep detaje të takimit me Thaçin

“Ne rikonfirmuam mbështetjen e paekuivoke të Bahkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, e cila është shprehur së voni në të dy nivelet në Këshillin Evropian, si dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean - Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor 'Gjendja e Unionit' në fillim të këtij muaji. Në përputhje me këtë zotim, BE është duke e forcuar përkrahjen ndaj të gjithë partnerëve drejt arritjes së objektivave realiste, në mënyrë që progresi i tyre do të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thekson njoftimi.

“Ne jemi të lumtur që liderët, Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i IRJM’së Zoran Zaev konfirmuan përkushtimin e tyre për forcimin e punës rreth reformave, veçmas në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejtat fundamentale, si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësopre që ta ruajnë dhe ta ndërtojnë më tej këtë momentum pozitiv”, thuhet në njoftimin e Brukselti zyrtar. /Express/