Aktuale

Ligji për Prishtinën do të bëhet në qeverisjen Haradinaj

Ligji për Prishtinën do të bëhet në qeverisjen Haradinaj
21 shtator 2017 • 08 : 44

 

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se Qeveria Haradinaj ashtu siç ka filluar me dinamikë dhe seriozitet në punë, po me këtë ritëm do ta propozojë projektligjin për Prishtinën.

Ai ka shkruar në facebook se kryeqyteti ynë meritonte që moti të kishte një ligj i cili do i jepte status të veçantë Prishtinës, si në aspektin organizativ, po ashtu edhe në atë financiar.                       

“Ishin pikërisht  inatet dhe injoranca politike që e lanë deri tash Prishtinën pa këtë ligj. Miratimi i këtij ligji duhet t'i tejkaloj konturat partiake, ngase kur është fjala për interesin e Prishtinës, të gjithë flamujt partiak duhet t'i ulim poshtë. Qeveria Haradinaj ashtu siç ka filluar me dinamikë dhe seriozitet në punë, po me këtë ritëm do ta propozoj projektligjin për Prishtinën. Më miratimin e këtij ligji,  Prishtina dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në planin financiar (me ndarjen e granteve etj.) gjithashtu edhe në statusin e saj, duke e marrë një pozitë edhe de jure të privilegjuar si kryeqytet i Republikës”, k shkruar ai.

© zëri.info