Vuçiq tregon se për çfarë do të flas në OKB

Aktuale September 21, 2017 - 08:36

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke vazhduar vizitën e tij disa-ditore në New York me ç`rast sot  do t`i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai ka thënë se atje të flasë për problemet me të cilat përballet Serbia, por fokusi do të jetë kryesisht në të ardhmen e vendit dhe rajonit.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po merr pjesë edhe homologui i tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Udhëheqësi kosovar një ditë më parë është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, takim ky në të cilin është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, njofton Klan Kosova.