Vulin ka një lajm të keq për Ushtrinë e Kosovës

Aktuale September 21, 2017 - 06:40

Lista serbe nuk do ta lejojë formimin e forcave të armatosura të Kosovës, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, duke shtuar se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara specifikon se KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë, shkruan Politika, njofton Klan Kosova.

Vulin ka thënë këtë përgjigje duke komentuar deklarimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar për formimin e ushtrisë së Kosovës brenda këtij viti.

Politikani serb, në këtë intervistë të tij për Politika, ka mohuar që Lista Serbe si anëtare e koalicionit qeverisës në Kosovë do të përkrahë një gjë të tillë.