Shaqir Totaj i PDK-së për xhaminë në Kala: Do të themelojë Komision për këtë punë

Aktuale September 19, 2017 - 23:59
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se ai i përket nje gjenerate të re për ta udhëhequr Prizrenin edhe për faktin se në vitin 2017 qyteti ka nevojë për zhvillim. "Sikurse në cdo organizatë, edhe partitë politike janë organizma të gjallë dhe mund të përmirësohen në vazhdimësi ato. Kështu e shoh unë përfshirjen time në politikë që ta implementoj planin tim për qeverisjen më të mirë. Do ta nisi me trashëgiminë kulturore për ta ruajtur e mbrojtur edhe më shumë" ka thënë Totaj. Në intervistën e tij në Interaktiv, ai ka thënë se do të rrisë perkrahjen për Dokufestin dhe shumë festivale tjera. I pyetur për ndertimin e Xhamisë në Kala, ai ka thene se do të ngrisë nje komision profesional sapo të behet Kryetar për ti diskutuar detajet.