Ymeri flet për Nenad Rikalon

Aktuale September 19, 2017 - 21:26

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se ministri i ri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, nuk do të duhej të ishte ministër i qeverisë së Kosovës pasi që ka qenë ushtarë i një ushtrie okupatore në vend.

“Ministri i Bujqqësisë, ka qenë i përfshirë në armatën jugosllave dhe në maltretimin e qytetarëve në Dardani. Vet fakti që ka qenë i veshur në një ushtri okupotare, ai nuk do të duhej të jetë minsitër i vendit. Mirëpo ja që delegimit që erdhën nga Beogradi nuk arritën ti ndryshojnë”, ka thënë Ymeri.

Më tej, ai ka shpjeguar edhe deklaratën e Rikalos nëse Albin Kurti e ka njohur atë apo jo. “Postimin që e ka bërë Albini sot në facebook e shpjegon shumë qartë se cili ka qenë mundësisht pozicioni i Rikalos në atë kohë. Atë kohë ka qenë e organizuar një konferencë, e cila edhe e ka ringjallë KAN-in, rrjetin për aksione për Kosovën. Kjo konferencë ka mbledhur rreth vetes një numër të madh të shoqërisë civile, nga jashtë Kosovës, Serbia etj. Në këtë konferencë ka mundësi që të ketë qenë i pranishëm edhe Rikalo edhe pse kjo nuk është e konfirmuar”, ka thënë ai. 

Tutje, ai ka folur per shkarkimin e tij. 

“Ne do të insistojmë që ky ministër të shkarkohet dhe procedurat ligjore të ndjeken pa pengesa dhe intervenime. Qeveria duke e shkarkuar këtë ministër do të dëshmonte se kjo qeveri megjithatë është e jona dhe nuk është e varur nga Beogradi. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë kjo qeveri tregon se është e varur nga Vuciqi”, ka thënë ai.