Ymeri: Qeveria ‘Haradinaj’ do ta ketë jetën e shkurtër

Aktuale September 19, 2017 - 21:15

Kryetari i Lëvizjes “Vtëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se qeveria “Haradinaj”, do ta ketë jetën e shkurtër. Sipas Ymeri, kjo është një qeveri e cila është varur nga pakicat kombëtare në Kosovë, vecanërisht nga lista serbe.

“Që nga viti 2014, respektivisht vendimit të Gjykatës Kushtetuse që mbajti PDK-në në mpushtet, demokraica në Kosovë është deformuar. Kjo u dëshmua edhe me këtë qeveri e cila është një qeveri e pakicës së votave. Kjo është një qeveri e cila është varur nga pakicat kombëtare në Kosovë, vecanërisht nga lista serbe, ku mund të kemi varësi nga Beogradi”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes.

Më tej, ai ka shtuar se kjo reflekton në një qeveri e cila jo që ka ndonjë ide, vizion apo paraqitje se si do të zhvillohet republika, në mënyrë që ajo të ketë një perspektiv për qytetarët.

“Mendoj se kjo qeveri duke qenë e pakët në numër dhe e pakët në ide, është një qeverie e cila nuk do ta ketë jetën e gjatë. E kemi parë që numri i deputetëve që e përkrahin atë, po bie vazhdimisht”, ka thënë Ymeri.

Më tutje, ai ka shtuar se vota e 11 qershorit, ishte votë për ndryshim. “Vota e qytetarëve me 11 qershor, ka qenë një votë e cila ka kërkuar që gjërat në Kosovë të ndryshohen rrënjësisht duke votuar lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai./Zeri.