Përplasje ndërmjet Vuçiqit dhe Patriarkut Irinej

Aktuale September 19, 2017 - 18:42

​Qeveria e Serbisë i tha kishës kryesore ortodokse të vendit, të mos ushtronte presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq për të ardhmen e Kosovës, pasi ai e përgatiti vendin ballkanik për një debat për këtë çështje.

Zëvendëskryeministrja, Zorana Mihajloviq ka kundërshtuar komentet e udhëheqësit me ndikim të kishës, Patriarku Irinej, i cili në një intervistë këtë fundjavë tha se shpresonte që Rusia të vazhdojë të mbështesë kërkesën e Serbisë mbi Kosovën dhe se Vuçiq do të respektojë ndjenjën popullore kombëtare, se Kosova është ende pjesë e Serbisë.

“Pres nga kisha ortodokse serbe, të jetë partner dhe të ndikojë në ndihmën për zgjidhjen e dialogut në mes të serbëve dhe shqiptarëve", ka thënë dje Mihajloviq, duke shtuar se pret nga kisha që të mos ushtrojnë presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiqpër të ardhmen e Kosovës.