Ministri Ismaili zotohet për ngritjen e llogaridhënies në shëndetësi

Aktuale September 19, 2017 - 16:27

 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, priti sot në takime të ndara ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, udhëheqësen e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, shefin e FMN-së, Ruud Vermeulen dhe zëvendësdrejtoreshën e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin dhe donacionet në fushën e shëndetësisë.

Në këto takime, ministri Ismaili i ka njoftuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve respektive për planet e tij për shëndetësinë dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre për reformat në shëndetësi.

Ai tha se është i përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë./Indeksonline/