Thaçi flet për takimin që pati me Boris Johnson

Aktuale September 19, 2017 - 15:59

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë të Bashkuar, Boris Johnson.

Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se në këtë takim të shkurtër ka marrë konfirmim për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbie, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara t’i filloj me një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

E falënderova Sekretarin Johnson për mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë takim të shkurtër, mora konfirmimin për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Johnson uroi për themelimin e institucioneve të vendit. HTH