Avdullah Hoti: Qeveria do të bie vetë së shpejti, më mirë të japë dorëheqje

Aktuale September 19, 2017 - 15:43


Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LA, Avdullah Hoti, thotë se së shpejti Qeveria Haradinaj do të rrëzohet.

Duke mos e komentuar propozimin e deputeti të Nismës që të bëhen bashkë me Vetëvendosjen dhe LDK-në për të nisur një mocion që do ta rrëzonte Qeverinë, Hoti tha për Express se pushteti aktual është më mirë të japë vetë dorëheqje.

“Kjo Qeveri do të bie vetë së shpejti. Me mire e ka te jap vete dorëheqje”, është shprehur Hoti ndërkohë që tha se është për keqardhje që në ditët e para te funksionimit e humb shumicën ne Kuvendin e Kosovës.

“Kështu është kur mbështetet në votat qe dirigjohen nga Beogradi”, tha ndër tjerash ish kandidati për kryeministër i LDK-së.

Kujtojmë se Zafir Berisha i Nismës doli kundër partisë së tij që të mos e votojë Ramush Haradinajn për Kryeministër.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka qenë i pari që u ka bërë ftesë publike dy partive opozitare, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, për ta bërë mocionin që do ta rrëzonte Qeverinë.

Berisha ka ofruar edhe votën e tij nëse këto dy parti do t’i bëjnë 60 vota. Pro propozimit të Berishës dhe përkrahës të tij janë deklaruar edhe në lëvizjen “Vetëvendosje”, kurse tentimet për ta rrëzuar atë nuk i kanë fshehur as në mesin e LDK-së./Express/