Turqia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Aktuale September 19, 2017 - 14:32

Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Vadrin Lluka.

Ministri Lluka ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Turqi, ku një vend të rëndësishëm zë edhe bashkëpunimi i mirë ekonomik, duke theksuar interesimin e Qeverisë që ky bashkëpunim të avancohet edhe më tutje.