PDK e Prishtinës padit Shpend Ahmetin

Aktuale September 19, 2017 - 14:22

Dega e PDK-së në Prishtinë ka dorëzuar në prokurorinë speciale një padi për shkeljet në komunën e Prishtinës, kjo gjë u bë e ditur përmes një konference të thirrur nga kjo parti, gjatë dit3ës së sotme.

Bujar Cakolli sekretar i degës së PDK-së  me këtë rast ka thënë se kanë denoncuar një aferë korruptive klienteliste në komunë.
Ai gjithashtu tha se ky kallëzim lidhet me ndërtimet pa leje.

Sipas tij Shpend Ahmeti nuk mbajti fjalët që dha. “Ahmeti punoi për interes personal dhe të partisë”, tha ai.

Cakolli tha se ka shkresa në tavolinën e Ahmetit për ndërtim shkollash nga donatorët dhe nuk ju jepet leje.

Ndërsa avokati Alban Arifi me këtë rast bëri të ditur se kallëzimi penal është bërë kundër Shpend Ahmetit, Liburn Aliu, Salih Syba, Dardan Molliqaj.

Ai tha se këta dyshohen se kanë kryer vepër penale duke thyer ligjet me vetëdije./Zeri/.