Kryeministri Haradinaj ka një premtim për veteranët e UÇK-së

Aktuale September 19, 2017 - 13:49

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë. 

Në takim, Gucati ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen në krye të Qeverisë, duke i uruar suksese në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij. 

Kryetari Gucati, po ashtu shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, transmeton Indeksonline.  

Haradinaj ka theksuarr përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e veteranëve, me premtimin se pas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve nuk do të paguhen në mënyrë të pjesshme, por do të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë, që protezat për invalidët të ndërrohen me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit që ua njeh statusi i tyre si dhe atë të punës ose pleqërisë.

Në takim u diskutua edhe për lehtësirat tjera ndaj këtyre kategorive, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/