Nesër mblidhet kryesia, caktohet seanca e jashtëzakonshme

Aktuale September 19, 2017 - 12:20

Kryesia e kuvendit pritet të mblidhet gjatë ditës së nesërme, me ç’rast në rend të ditës është paraparë edhe caktimi i seancës së jashtëzakonshme, raporton zeri.info.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, me ç’rast ndër të tjera, do të bëhet njoftimi për formimin e grupeve parlamentare.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë rendin e ditës:

1.      Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2.      Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,

3.   Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

4.   Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,

5. Përgatitjet për seancë të re:

-         Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

-         Koha për pyetje parlamentare,

-         Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

-         Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

  6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Zeri