Dardan Gashi tregon për ndërmjetësimin e tij dhe si hyri në Qeveri (Video)

Aktuale September 15, 2017 - 22:47

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka treguar se në qeveri ka hyrë me anë të një ftese që i është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Më thanë që të marrë pjesë në qeverinë Ramush Haradinaj në këto funksione që i përmendëm, do të thotë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike… dhe zëvendëskryeministër”, ka thënë Gashi në RTV21.

Ai ka thënë bllokada që para formimit të qeverisë nuk do të lejonte formimin e institucioneve pa ndërmjetësimin e dikujt.

Gashi ka shtuar se ka të kaluar me të gjithë akterët aktual në politikë dhe sipas tij kjo ka ndikuar që të krijohet një besim.

“ Prandaj unë nuk kam bo ndonjë mrekulli këtu dhe ai është një ekzagjerim i mediave, rolin kyç e ka mandatari, kryeministri të cilit i kam ndihmu në disa situata, në disa raste që të zhbllokohet kjo situatë”, ka thënë Gashi.