Vdekjet në QKUK: Prodhuesi ilegal i gazit ia jep një informatë të vlefshme Prokurorisë

Aktuale September 15, 2017 - 18:30

Prokuroria e Shtetit e ka intervistuar pronarin e “Bubeari Komerc”, i cili dyshohet se e ka prodhuar gazin medicinal Oksidull (N20) pa licencë adekuate.

Kjo kompani e ka furnizuar QKUK-në me këtë lloj gazi, e si rrjedhojë e kësaj dyshohet se u shkaktuan tri viktima që ndërruan jetë në sallën e operacionit.

Pas kontrollit që i është bërë pronarit të kësaj kompanie, inspektorët kanë sekuestruar një bombolë me N20 për t'i bërë analizat e nevojshme.

Janë dërguar për rivarrosje trupat e tre të vdekurve të cilët u zhvarrosen për t’iu kryer autopsia, pasi këto viktima ndërruan jetë në salla të operacionit të QKUK-së në rrethana të dyshimta.

Prokuroria e Shtetit ka sqaruar për Express se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe se veprimet hetimore janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë.

E ka qenë i dyshuari kryesor në këtë rast, pronari i kompanisë, ai i cili i ka thënë prokurorisë së shtetit se në treg eksitojnë edhe tre operatorë të tjerë ekonomikë, të cilët prodhojnë oksidull (N20), gazi ky për të cilin këto kompani nuk kanë licencë.
“Sipas informatave të siguruara nga i dyshuari ekzistojnë edhe tre operatorë ekonomikë të cilët prodhojnë oksidull ( N2O) , te cilët nuk ka licencë për prodhimin e këtij gazi”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë dhënë Gazetës Express.

Ndërkohë sipas informacioneve pos furnizimit në QKUK, i njëjti operator i furnizon me gaz oksidull (N20)  edhe spitalin e Gjilanit dhe të Gjakovës.

Pas kontrollit të kompanisë “Bubeari Komerc”, hetuesit kanë marrë edhe një bombolë me N20 për të bërë analizat e nevojshme.

“Sa i përket çështjes lidhur me prodhuesin e gazit medicinal Oksidull, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit së bashku me inspektorët për produkte medicinale kanë bërë kontroll tek firma NPTSH “Bubeari Komerc”, të pronarit N.G., i cili dyshohet se ka prodhuar gazin medicinal Oksidull (N20) pa licencë adekuate.

Po ashtu, inspektorët kanë marrë një bombolë me N20 për të bërë analizat e nevojshme” thuhet në përgjigjet e Prokurorisë.

Ndërkaq, në kuadër të hetimeve dhe me qëllim të ndriçimit të rastit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Instituti i Mjekësisë Ligjore sot ka bërë zhvarrimin  e tri kufomave, vdekja e të cilëve është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe pastaj ta bëjë autopsinë ku do të konstatohet shkaku i vdekjes se tyre.

Duke pas parasysh se rasti është në hetim e sipër, në këtë fazë të procedurës, Prokuroria e Shtetit thotë se nuk mund të japë të dhëna të tjera.  

E kompania që e ka furnizuar QKUK-në me këtë gaz dhe po hetohet, është kontrolluar nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit së bashku me inspektorët për produkte medicinale.

 Kështu ka bërë të ditur për Express Prokuroria e Shteti e cila ka sqaruar se në këtë kompani është marrë edhe një bombolë me N20 për të bërë analizat e nevojshme.

“Sa i përket çështjes lidhur me prodhuesin e gazit medicinal Oksidull, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit së bashku me inspektorët për produkte medicinale kanë bërë kontroll tek firma NPTSH “Bubeari Komerc”, të pronarit N.G., i cili dyshohet se ka prodhuar gazin medicinal Oksidull (N20) pa licencë adekuate.

Po ashtu, inspektorët kanë marrë një bombolë me N20 për të bërë analizat e nevojshme” thuhet në përgjigjet e Prokurorisë.