Mbledhja e Qeverisë nisi me një minutë heshtje për vdekjen e kryetarit të Ranillugut (VIDEO)

Aktuale September 15, 2017 - 16:44

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, me ç'rast ka humbur jetën kryetari i komunës se Ranillugut, Gradimir Mikiq, raporton "Zeri.info".

Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj, në fillim te mbledhjes së Qeverisë, meqë kabineti ka mbajtur një minutë heshtje.

Në këtë aksident siç ka njoftuar Haradinaj, ka humbur jetën edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq. /Zeri/