Daka siguron Haradinajn se përgatitjet për zgjedhjet lokale po shkojnë mirë

Aktuale September 15, 2017 - 14:51

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakën dhe ekipin e saj.

Daka uroi Kryeministrin për detyrën që ka marrë, duke e siguruar atë që përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.

Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen.