Thaçi: Kosova po hyn në një fazë të re

Aktuale September 15, 2017 - 14:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se Kosova tashmë është duke hyrë në një fazë krejtësisht të re, me ç'rast ka thënë se i gjithë spektri politik duhet punuar së bashku që shumë procese të çohen përpara, raporton "Zeri.info".

"Për mua sot është një kënaqësi e veçantë që kam takuar edhe kryepralamentarin Veseli dhe kryeministri z. Haradinaj. Kam uruar edhe kryetarin Veseli për zgjedhjen e tij. Me të vërtetë po hyjmë në një fazë të re që do të përshpejtojë proceset euroatlantike", ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, pas takimit me Haradinajn, ai ka konsideruar se vetëm me anë të koordinimit mund të lëvizet përpara. /Zeri