LVV për vdekjet e dyshimta: Mund të ketë edhe raste të tjera

Aktuale September 15, 2017 - 13:26

Sami Kurteshi deputet nga LVV-së gjatë një konference për media ka folur për  vdekjet e dyshimta në QKUK, duke thënë se rreziku është më i madh sesa që ka dal në media, raporton  “Zeri.info”.

“ Ky rrezik është futur në sistem. QKUK-ja është institucioni ku qytetari dorëzoj jetën e vet. Neglizhenca e personave përgjegjës ka arritur në nivelin e krimit”, ka thënë Kurteshi.

Ai tha se personat përgjegjës kanë qenë të informuar, Sepse sipas tij kanë pasur njohuri për këto tender. “Nga ajo që kemi vërejtur këto ditë po iket nga përgjegjësia”, ka thënë Kurteshi, duke shtuar se përgjegjësia për këto vdekje, sipas tij, po tentohet të bie ne hallkën më të dobët.

Ndërsa, Fatmire Kollçaku tha se bëhet fjalë kryekëput për faktorin njeri Ajo ka thënë se tendenca për të hequr përgjegjësin nga faktori njeri nuk duhet të lejohet.

Menaxherët sipas saj do duhej ta mbikëqyrin sistemin.

Ajo ka kërkuar të zbardhet ky rast. “Të hetohet se si është lejuar një kompani e palicencuar të operojë në këtë rast”, ka shtuar tuje Kollçaku./Zeri/.