Presidenti dekreton Enver Pecin për Kryetar të Gjykatës Supreme

Aktuale September 15, 2017 - 12:46

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin.

Në betimin solemn para presidentit Thaçi, kryetari Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale.

Thaçi e ka uruar Kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroj atij përkrahje institucionale.