Milaim Zeka ‘godet’ rënd policinë e AKI-në: Kryeministri Haradinaj u fut në kurth

Aktuale September 15, 2017 - 12:12

Deputeti i Nismës Milaim Zeka nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka shkruar rreth  akuzave ndaj Ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, transmeton “Zeri.info”.

Sipas tij ky është një kurth që i është bërë Haradinajt, siç thotë ai nga segmentet e policisë dhe AKI-së

“I ndodhur përpara një skandali të tillë, kryeministri Haradinaj u fut në kurthe nga segmentet e policisë, dhe të AKI-së, të cilët, në njërën ane e lëshuan ketë informacion, në anën tjetër i thane kryeministrit se “ministri është i pastër”!”, ka shkruar Zeka.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:

Ministri serb duhet hetuar, dhe shkarkuar

Lajmi qe doli, se ministri serb, ne Qeverine Haradinaj, ka qene i veshur si paramilitar, eshte lajm shume i rende.

Akoma me i rende eshte lajmi se ai ka maltretu kojshite shqipetare.

Lajm shume i rende eshte ai se, ky minister paska qene kater vite ne Bordin e Sorosit, me Shpend Ahmetin, Blerim Shalen, Jeta Xharren, e shume te tjere.

I ndodhur perpara nje skandali te tille, kryeministri Haradinaj u fut ne kurthe nga segmentet e policise, dhe te AKI-se, te cilet, ne njeren ane e leshuan kete informacion, ne anen tjeter i thane kryeministrit se “ministri eshte i paster”!

Zyrtari i larte i AKR-se, Rrahim Pacolli, i cili e pa informacionin, ishte i pari qe kerkoi shkarkimin e ministrit. A do duhej te njoftohej kryeministri para se lajmi te publikohej, sigurisht qe po.

Nje gje po duket shume, shume çarte: Beogradi, permes mashave te veta ne Kosove, po mundohen jo vetem ta rrexojne qeverine e porsaformuar, po edhe te shkaktojne turbullira, mundesis