Serbia mund ta arrestojë Haradinajn

Aktuale September 14, 2017 - 14:49

Ramush Haradinaj mund të arrestohet në Nish.

Kjo ndodhë nëse Haradinaj shkon atje për një takim të mundshëm që mund të zhvillohet ndërmjet Qeverisë së Kosovës, asaj të Shqipërisë dhe Serbisë, shkruajnë mediat serbe, njofton Klan Kosova.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.

“MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletë arreste. Polica do të veprojë ashtu”.

Gazeta “Danas” ka shkrur se mund të zhvillohet një takim ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

Duke u thirrur në burime diplomatike gazeta shkruan se takimi mund të ndodhë shumë shpejtë, por pa pasur një datë të caktuar.

“Ky takim trelateral tashmë është paralajmëruar, e kur të kihen parasysh projektet e iniciuara të procesit të Berlinit, ka indikacione se një takim i tillë mund të zhvillohet në Nish”, shkruan “Danas”.

“Beogradi, Tirana dhe Prishtinë do të kenë levërdi nga projektet e përbashkëta, sikur që është ndërtimi i autostradave”.

“Danas” shkruan se Qeveria e Serbisë ende nuk ka një qëndrim se si do të sillet kryeministrja Ana Brnabiç, gjatë takimeve rajonale ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.