Shpend Ahmeti ironizon me 'anglishten' e kryeministrit (VIDEO)

Aktuale September 14, 2017 - 13:45

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti  ka ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi dje gjatë një konference për media Haradinaj i kishte ofenduar gazetarët duke kërkuar që të mësojnë më shumë anglishten.

Ahemti sot gjatë prezantimit të raporti shëndetësor për fëmijët e shkollave fillore, kërkoj nga doktoresha që t’i shpjegojë termat shëndetësorë pasi siç tha ai nuk i kupton ai e as gazetarët.

“Termat latine mos supozo që i di unë e as gazetarët. As anglisht”, ka thënë Ahmeti duke ironizuar me fyerjen që Haradinaj ua bëri gazetarëve për të lexuar më shumë anglisht.