Surroi: Zyrtari i Kosovës Goran Rakiq falënderon Rusinë për mosnjohje

Aktuale September 14, 2017 - 12:09

Publicisti dhe gazetari Veton Surroi shkruan në Facebook se Goran Rakiq si zyrtar i Kosovës po falënderon Rusinë për mosnjohje të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

Njëri anëtar kyç i koalicionit qeverisës të Kosovës deklaroi sot kështu:

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës serbe.

Kjo është tash pjesë e politikës së jashtme të Kosovës në të cilën një përfaqësues i rëndësishëm i pushtetit të Kosovës, në vizitën e parë që bën ndonjë zyrtar jashtë shtetit, i falënderohet Rusisë për mohimin e suksesshëm të shtetësisë së Kosovës.

Në politikë mund ta quajnë bashkëqeverisje, në mjekësi e ka emrin skizofreni.