Intensifikohet përkrahja Gjermane për procesin e integrimit evropian

Aktuale September 14, 2017 - 11:55

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në vazhdën e  takimeve njoftuese priti Drejtorin e GiZ për Kosovë, James Macbeth Forbes.

Në takim u diskutua për projektet që Qeveria Gjermane, nëpërmjet GiZ ka realizuar në Kosovë, respektivisht në mbështetje të procesit te integrimit evropian.

Me këtë rast u diskutua zbatimi i projekteve të gjerëtanishme dhe u konfirmua se efekti i tyre është shumë evident për ti kontribuar implementimit të objektivave.

Ministrja Hoxha e falënderoi Forbes për bashkëpunimin e gjerëtanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar GIZ-i për të mbështetur procesin e integrimit Evropian.

Më saktësisht, forcimin e institucioneve nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të avancuar sa më shumë me implementimin e kritereve kyçe.

Nga ana e tij, Forbes gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin dhe efikasitetin e dëshmuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet e linjës në menaxhimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme me GiZ-in Gjerman.

Ministrja Hoxha njëkohësisht potencoi rëndësinë që ka edhe implementimi i fazës së tretë të projektit Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë - Faza III (2017 – 2020) i cili do të nënshkruhet sot, pasiqë ky do të jetë një motor shtytës në mbëtshtetje të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimit të vendit. 

Image