Kryeministri, këmbë shesheve të Prishtinës

Aktuale September 14, 2017 - 11:38

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është parë mëngjesin e sotëm duke ecur në sheshet e Prishtinës.

Haradinaj është parë duke shkuar në Qeveri ku do të takohet me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, raporton Telegrafi.

Kryeministri ka qenë i shoqëruar me njërën nga këshilltaret e tij, dhe përgjatë rrugës ai nuk ka hezituar t’u flasë edhe qytetarëve.