Haradinaj: Mund të përdor gjuhë më të butë me gazetarët (Video)

Aktuale September 13, 2017 - 23:37

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e vona ka folur edhe një herë rreth "incidentit" të sotëm me gazetarë në një konferencë për media. Ai e ka quajtur keqkuptim atë që ka ndodhur në konferencë.

Haradinaj ka thënë se mund të jetë më i butë në komunikim, por se e vërteta rreth deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për demarkacionin është ndryshe.

"Edhe Berati (Buzhala), kish thënë se mendon si gazetarja... unë Beratin e kam mik. Ani, mendo, veç nuk duhet me i keqinterpretu çka kanë thënë ata (amerikanët për demarkacionin me Malin e Zi). Të gjithë lexojmë, po e lexojmë çka ka thënë dikush... nëse i pengon dikujt, unë mundem me përdorë gjuhë më të butë, por kini parasysh se e vërteta mbetet e vërtetë", është shprehur Haradinaj.

I pyetur se a do të krijojë një Komision të ri për Demarkacion, shefi i ekzekutivit është përgjigjur: "Është një veprim i konsultuar me të gjithë partnerët politikë. Kjo është një qasje e re dhe nuk kemi ardhur këtu për të vazhdar me logjikën që ka na sjell këtu".